Gjimnazi "Haxhi Zeka" në Istog mirëpret trajnimet në kuadër projektin "Edukimi Medial për zhvillim të mendimit Kritik"
Shkolla jonë pati kënaqësinë të presë organizatën ADS/hibrid.info, e cila po zbaton projektin Edukimi Medial për zhvillim të mendimit Kritik, të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Projekti ka për qëllim edukimin dhe nxitjen e të menduarit kritik tek nxënësit dhe mësuesit e shkollave të mesme në Kosovë.
Gjatë aktivitetit në shkollën tonë, u organizua një seancë trajnimi interaktive me pjesëmarrjen e më shumë se 35 nxënësve tanë. Nga këta, pesë nxënës u zgjodhën si Ambasadorë të Shkollës. Roli i tyre do të jetë të ndajnë njohuritë e marra me shokët e tyre dhe të vazhdojnë të promovojnë edukimin medial. Këta ambasadorë do të na përfaqësojnë shkollën në aktivitetin përfundimtar të projektit në Prishtinë, në muajin Janar, ku do të takohen me ambasadorë nga të gjitha shkollat pjesëmarrëse në Kosovë.
Për të forcuar edhe më tutje kapacitetet tona, u zhvillua një trajnim i veçantë edhe me 11 mësues të shkollës sonë. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm për të përgatitur shtyllat e tëra shkollore në luftën kundër dezinformimit.
Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij projekti të rëndësishëm, i cili kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe kritike.