Në kuadër të projektit ekologjik ECO-DRR, i realizuar nga shoqata japoneze JICA, në bashkëpunim me gjimnazin "Haxhi Zeka" dhe grupin ekologjik të gjimnazit, sot u realizua një ekskursion në disa shkolla të komunës së Istogut.
🤝🌳 Gjatë kësaj vizite, nxënësit e grupit ekologjik së bashku me përfaqësuesit e projektit vizituan shkollat ku janë mbjellë fidanë të drunjve të gjelbër, me qëllim të zbutjes së erërave dhe përmirësimit të mjedisit.
📏🔬 Në terren u realizuan matje të rritjes sëdrunjve, si dhe analiza të pH-së dhe aciditetit të tokës, për të vlerësuar gjendjen dhe zhvillimin e mbjelljeve 🌱.
⚠️ Në disa shkolla u vërejtën edhe sfida në mirëmbajtjen e fidanëve, gjë që na rikujton rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë së përbashkët për ruajtjen e investimeve mjedisore.
🌿💚 Ky aktivitet kontribuon në rritjen e vetëdijesimit ekologjik dhe në edukimin e nxënësve për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
🙏🌿 Falënderojmë projektin ECO-DRR dhe shoqatën japoneze JICA për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në gjelbërimin dhe edukimin mjedisor në shkollat e komunës së Istogut.