Me krenari të veçantë ndajmë suksesin e dy nxënëseve tona të dalluara, Arguriana Osmanaj dhe Orgesa Podrimaj, të cilat u renditën të dytat në nivel të Kosovës në garën Teens in AI IWD Global, një techathon intensiv njëditor i organizuar nga Kosova Innovation Hub.
Brenda vetëm një dite, ato zhvilluan aplikacionin inovativ PharmaAI, një zgjidhje e bazuar në Inteligjencë Artificiale që ndihmon qytetarët të gjejnë ilaçet e nevojshme në QKMF-të e qyteteve të tyre, duke lehtësuar dhe përmirësuar qasjen në shërbimet shëndetësore.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe aftësinë e nxënëseve tona për të sjellë ide konkrete që ndikojnë pozitivisht në shoqëri.
Urime Arguriana dhe Orgesa – jemi krenarë për ju! 👏💙