+383 (0) 46 261 060

ibrabytyqi@gmail.com

Aktiviteti përmbyllës i Klubit të Solidaritetit | Gjimnazi Haxhi Zeka
← Kthehu tek Lajmet

Aktiviteti përmbyllës i Klubit të Solidaritetit

Sot u realizua aktiviteti përmbyllës i Klubit të Solidaritetit, në kuadër të projektit të implementuar me mbështetjen e OJQ TOKA.
Përmes angazhimit dhe punës së palodhshme, nxënësit arritën të kontribuojnë në përmirësimin e hapësirave shkollore, duke pajisur ambientet me një TV, duke krijuar një uebsajt për shkollën tonë, si dhe duke gjallëruar ambientin përmes ngjyrosjes së stolave në oborrin e shkollës.
Ky aktivitet u realizua nën udhëheqjen dhe përkushtimin e mentores,Nora Taraku dhe ndihmë mentore Lindita Kaliqani e cila ka mbështetur dhe udhëzuar nxënësit gjatë gjithë procesit të implementimit të projektit.
Ky aktivitet përmbyllës dëshmon fuqinë e bashkëpunimit, kreativitetit dhe vullnetit të të rinjve për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitetin e tyre.
Falënderojmë OJQ TOKA për mbështetjen, mentoren për përkushtimin, si dhe të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që kontribuan në realizimin e këtij projekti të suksesshëm!
← Kthehu tek Lajmet
×